Ish-këshilltari i Thaçit: Le t’i grahin këta derisa ai të kthehet, por edhe le ta dinë që nuk do t’iu zgjasë shumë NULL NULL 06.12.2020 15:06 06.12.2020 15:06 Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në vend. Behramaj thotë se drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me shantazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet, njofton Klan Kosova Tutje Behramaj thotë se fatkeqësisht kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për të zgjedhur lëmshin politik, teksa ai [Thaçi] që i shtynte proceset përpara përkohësisht nuk është këtej. “Drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me shantazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet. Me ndonjë përjashtim të vogël, fatkeqësisht na kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për ta zgjidhur këtë lëmsh politik. Ai që i shtynte proceset përpara, që i ruante balancat politike dhe që ishte në gjendje të merrej me çdonjërin për të arritur deri te kompromisi politik, përkohësisht nuk është këtej. Le t’i grahin këta sa të munden, deri sa të kthehet, por edhe le ta dinë që nuk do t’iu zgjasë shumë gjatë” është shprehur Behramaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 1 orë më parë