Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lansohet fushata #dashniekujdes – kulmon në Klan Kosova më 13 dhjetor

NULL NULL
04.12.2020 14:52

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë  ka nisur fushatën #DASHNIEKUJDES e cila ka për qëllim ngritjen e fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend.

Bëhet e ditur se të gjitha fondet e mbledhura në këtë fushatë, do të dyfishohen deri në vlerën 50,000 euro, falë mbështetjes së Iniciativës për Komunitet në Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për ndihmën tuaj.Në mënyrë që të vazhdojmë me punën tonë të mirë me intenzitet edhe më të lartë, ne kemi filluar fushatën për ngritje të fondeve që quhet #dashniekujdes”.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë thekson në një njoftim për media se ka nisur kampanjën pasi situata në sektorin e shëndetësisë në Kosovë ka arritur në një gjendje të cilën nuk e kanë menduar ndonjëherë ta shohin.

“Për shkak të mungesës së fondeve dhe situatës pandemike, shumë shërbime cilësore janë shkurtuar dhe rrjedhimisht edhe ndikimi i organizatës sonë në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve është limituar”.

Kjo fushatë do të kulmojë me një ngjarje televizive në Klan Kosova më datën 13 dhjetor 2020 nga ora 20:45.

 

lajme të ngjashme