Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak NULL NULL 30.11.2020 16:32 30.11.2020 16:32 Sot përfaqësuesit e Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve. Pas gjetjeve kockore disa ditë më parë janë ndërprerë punimet teksa tani do të fillojnë punimet, njofton Klan Kosova “Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim” thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit. Ekspertët mjeko-ligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend 45 minuta më parë