Rreth 265 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA NULL NULL 28.11.2020 22:45 28.11.2020 22:45 Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të prijnë si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe nga numri i viktimave nga COVID-19 në mbarë botën. Sipas regjistrimit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, të infektuar me COVID-19 janë 13 milionë e 111 mijë e 362 persona dhe 264 mijë e 977 njerëz kanë humbur betejën me virusin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova Sipas Universitetit Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 mijë e 541 raste të reja me koronavirus dhe 119 viktima. Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA si dhe raste të riatdhesuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.