Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shota” shënon 70-vjetorin, dikush e konteston (VIDEO)

NULL NULL
nga Dafina Jegeni-Krasniqi 26.11.2020 21:50

Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota”, të premten, shënoi 70-vjetorin e themelimit të tij.

Me një koncert artistik, përveç këtij përvjetori, ata kënduan dhe vallëzuan edhe për nder të festës së 28 vjetorit dhe 30 vjetorit të pajtimit të gjaqeve.

Megjithatë, shtatë dekadat e ekzistimit të kësaj trupe po i konteston ish-drejtori i këtij ansambli Dilaver Kryeziu. Ai po thotë se “Shota” edhe në vitin 2014 shënoi 70-vjetorin e vetë.

Por, drejtori aktual i kësaj trupe Shefqet Gjocaj, që ishte protagonist i atij përvjetori, tani këmbëngulë se e njeh datë zyrtare të themelimit të ansamblit vitin 1950.

Ansambli fillimisht është formuar si shoqëri amatore në vitin 1948, vit ky që u mor parasysh nga Posta e Kosovës e cila më 2018 me pulla postare e shënoi 70 vjetorin e “Shotës”.

E pa marrë parasysh dilemat për datën e vërtetë të krijimit të ansamblit, në këtë përvjetor Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi e kumtoi një lajm të mirë për trupën artistike. Ajo tha se ky institucion tashmë do të jetë i pavarur.

Në anën tjetër, drejtori Gjocaj tha se uron që lajmi i ministres për pavarësimin e “Shotës” të mos mbetet vetëm në letër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.