Delegacioni i Beogradit nuk lejohet të hyjë në Kosovë pasi nuk bën kërkesë për vizitë NULL NULL 23.11.2020 12:50 23.11.2020 12:50 Nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq, nuk u lejua që të hyjë në Kosovë mëngjesin e sotëm. Delegacioni i Beogradit i udhëhequr nga Vesiq u ndalua sot rreth orës 9:30 në pikën kufitare në Jarinjë, njofton Klan Kosova Burime të Klan Kosovës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se delegacioni nuk u lejua të hyjë në Kosovë pasi nuk kishte kërkuar leje zyrtare. “Delegacioni i Beogradit për të cilin raportohet në mediet serbe se janë kthyer në pikën kufitare në Jarinjë nga Policia e Kosoves, nuk ka bërë kërkesë zyrtare për të vizituar Republikën e Kosovës”. Po ashtu thuhet se cilido delegacion që nuk bën kërkesë për vizitë do të kthehet prapa. “Jo vetëm ky delegacion, po cili do delegacion që vjen në Kosovë dhe nuk bënë kërkesë në zyrën e MPJD në Serbi do të kthehet prapa”, ka thënë burimi për Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston n’foltore (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 45 minuta më parë