Taylor Swift flet pasi iu shitën të drejtat për gjashtë albume NULL NULL 17.11.2020 10:20 17.11.2020 10:20 Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka konfirmuar raportimet se manjati i muzikës Scooter Braun ka shitur të drejtat për gjashtë albumet e saj të para. Revista amerikane argëtuese ” Variety” raportoi të hënën se Braun kishte shitur regjistrimet – – në një fond investimesh. Ajo tha se marrëveshja mendohet të jetë me vlerë më shumë se 300 milionë dollarë. Duke shkruar në Twitter, Swift tha se ishte “hera e dytë që muzika ime shitej pa dijeninë time”. Ky ishte edhe zhvillimi i fundit në mosmarrëveshjen midis Swift dhe Braun – Swift ka akuzuar më parë Braun për përpjekjen për ta “prishur” trashëgiminë e saj muzikore. Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Braun ndaj raportit të “Variety” ose vërejtjeve të Swift, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Kjo e fundit nënshkroi një marrëveshje me labelin Big Machine në 2004 duke u dhënë atyre pronësinë e regjistrimeve për gjashtë albumet e saj të parë në këmbim të një avansi parash për të filluar karrierën e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.