Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në ditëlindjen e Luanit, Ramush Haradinaj: Për ne mbetesh përherë 23 vjeçar

NULL NULL
17.11.2020 09:06

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sot ka kujtuar vëllanë e tij të rënë dëshmor, heroin Luan Haradinaj.

Ai shkroi se edhe pse po të ishte gjallë Luani sot do të mbushte 47 vjet, për të gjithmonë mbetet 23 vjeçar, në moshën kur u vra në luftë, njofton Klan Kosova.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”.

Krahas shkrimit, Haradinaj publikoi edhe një fotografi të përbashkët që ka me Luanin, para luftës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.