Lewandowski tifozëve të Barcelonës: Mos u gëzoni shumë NULL NULL 30.04.2015 14:26 30.04.2015 14:26 Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka pësuar frakturë në nofull dhe hundën në një duel me portierin e Borussia Dortmundin të martën në mbrëmje. Edhe pse mendohet se një lëndim i tillë do t’ia mbylle sezonin polakut, ai nuk dorëzohet. Lewa ka thënë se ka gjasa që ai të rikuperohet me kohë për të luajtur kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. “Ka edhe disa ditë për lojën në ‘Camp Nou’. Unë do ta jap maksimumin për të luajtur aty”, u shpreh polaku për gazetën “Bild”. Ai u ka bere thirrje tifozëve te Barcelonës që të mos gëzohen shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Hera e dytë në garat evropiane, Malisheva mund të përballet edhe me skuadra shqiptare 60 minuta më parë