Cakaj: Kur është në pyetje UÇK-ja duhet të përgjigjemi si komb NULL NULL 11.11.2020 18:10 11.11.2020 18:10 Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj e ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani. Cakaj dhe Hasani kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë. Kryediplomati shqiptar ka thënë se kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të dyja vendet duhet të përgjigjen si një komb. “Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb”. Njoftimi i plotë: Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nait Hasani ! Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb … #kosova #shqipëria #uçk #jeminjë #liriakaemër *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 28 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë