Shqipëria fiton “vëllazëroren” ndaj Kosovës NULL NULL 11.11.2020 18:03 11.11.2020 18:03 Plotë tre gola janë shënuar në miqësoren që u zhvillua në “Elbasan Arena”. Ky takim i takoi Shqipërisë me rezultat 2:1. Llogarinë e hapi sulmuesi Bekim Balaj, në minutën e 30-të. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve. Edhe në fraksionin e dytë ndeshja u dominua nga “Kuq e zinjtë”. Djelmoshat e Edi Rejas, shënuan edhe njëherë me Myrto Uzunin. E “Dardanët” arritën megjithatë ta realizojnë golin e nderit. Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, që shënoi nga pika e bardhë që e fitoi edhe vet. Sot Kosova u drejtua nga zëvendëstrajneri Muharrem Sahiti, pasi Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. “Kaltër e verdhët” do të zhvillojnë edhe dy takime në kuadër Ligës së Kombeve, me Slloveninë dhe Moldavinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.