Aprovimi i masave kundër pandemisë, Qeveria vonohet rreth tri orë për mbledhje NULL NULL 11.11.2020 17:59 11.11.2020 17:59 Mbledhja online e Qeverisë së Kosovës e paracaktuar që të mbahej të mërkurën në ora 15:00 për t’u votuar masat e reja te qeverisë, kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, tek tashti ka filluar të mbahet. Ky takim sipas drejtoreshës për informim në Zyrën e Kryeministrit, Antigona Baxhaku, është vonuar për shkak të çështjeve teknike administrative, njofton Klan Kosova. Tek pas katër orësh pritet të bëhet publik vendimi i ekzekutivit. Kryeministri Hoti bashkë me anëtarë të kabinetit sot doli në një konferencë për media dhe prezantoi masat e reja të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 derisa tha se do të miratohen në mbledhjen elektronike të Qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 28 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë