Rikthehet ora policore për komunat që janë në zonën e kuqe NULL NULL 11.11.2020 12:44 11.11.2020 12:44 Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që do të mbahet tash do të miratohen masat e reja për luftimin e koronavirusit. Ai në konferencë ka njoftuar se nga e premtja do të kthehet ora policore nëpër komunat me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19, kryesuar nga Prishtina pasuar nga Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova dhe Shtimja, njofton Klan Kosova. Kjo masë do të vlejë për këto komuna duke nisur nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. “Të premten në ora 19:00 fillon mbyllja e komunave që janë në zonë të kuqe. Gjatë ditës mund të ndodhë aktiviteti ekonomik, por me masa strikte. Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë sipas ligjit”, është shprehur Hoti. “Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën. Është kohë lufte dhe kërkojmë mirëkuptim dhe mbështetjen e secilit qytetar që të kujdeset për familjen e vet, koleget në vendin e punës…”. “Nga ora 19:00 në këto komuna mbyllet çdo aktivitet ekonomik. Nga kjo kohë nis ora policore, ku ndalohen hyrje-daljet deri në orën 05:00 të mëngjesit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 30 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë