Një 20 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë NULL NULL 10.11.2020 20:29 10.11.2020 20:29 Një 20 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vend të ngjarjes. Kështu për Klan Kosova ka thënë Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe epikën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore”. “Me gjithë përpjekjet, nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete. Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit”. Borovci tha se rasti është duke u trajtuar si “vdekje e dyshimtë’. “Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajetë është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.