Enver Hoxhaj: Historia dhe liria e Kosovës e ka emrin Hashim Thaçi NULL NULL 05.11.2020 12:10 05.11.2020 12:10 Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka emëruar historinë dhe lirinë e Kosovës me emrin e Hashim Thaçit. “Historia e Kosovës dhe liria e saj kanë emër. Ky emër, Hashim Thaçi, do të kthehet fitimtar edhe nga kjo betejë për të lartësuar edhe më, luftën e drejtë të UÇK-së e popullit të Kosovës! Besojmë në ty miku im!”, shkroi ai. Hoxhaj ka reaguar edhe pas konfirmimit të aktakuzës ndaj kryetarit të partisë së tij Kadri Veseli nga Gjykata Speciale. “Ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës! Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”, ka shkruar ai në Facebook. PDK sot ka mbajtur mbledhjen e partisë për të vendosur se kush do të zëvendësojë përkohësisht Kadri Veselin në postin e partisë, meqë ai kishte thënë se do të tërhiqje nga detyrat e tij politike pas konfirmimit të aktakuzës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 14 orë më parë