LAJMI I FUNDIT: Hashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit NULL NULL 05.11.2020 11:42 05.11.2020 11:42 Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Një gjë të tillë ai ua kishte premtuar qytetarëve në rast se konfirmohet aktakuza ndaj tij nga Dhomat e Specializuara kur në publik doli vetëm propozim-aktakuza ndaj tij dhe Kadri Veselit – gjë që ndodhi sot. Thaçi ka thënë se në asnjë rrethanë nuk mund ta lejojë që para Gjykatës Speciale të dalë Presidenti i Kosovës, njofton Klan Kosova. “Ashtu, të dashur qytetarë, siç kam premtuar nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë Presidenti i Republikës së Kosovës, prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës dhe atë të shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës dhe popullit të Kosovës, si dhe duke respektuar edhe partneritetin me Bashkësinë Ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”. “Ndihem shumë krenar me përgjegjësitë që kam bartur në këto tri dekada në pozicione, kapacitete dhe përgjegjësi të ndryshme institucionale të besuara nga vullneti i votës së lirë të qytetarëve të Kosovës”. Hashim Thaçi kishte mandat si President i Kosovës deri në fillim të marsit të vitit të ardhshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025