Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malishevë: Banesa sociale peng i trafos (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 01.11.2020 20:38

U premtua se do vihet në përdorim në fund të 2019-ës, por nuk u funksionalizua as tash, një vit më pas.

Fjala është për ndërtesën e re për banim social në Malishevë, që filloi të ndërtohet në fund të vitit 2018, dhe e cila sipas Fehmi Berishës, banor në nevojë, nuk po lëshohet për një arsye.

“Për 6 muaj e kanë ndërtuar dhe nuk e lëshojnë, për çka? – Për zgjedhje e vota! Po për vota tona, nuk janë ngushtë, se kurrë nuk vijnë me na lutë për katunde të mëdha”, thotë ai.

Për objektin që është bashkëfinancim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Malishevës, kritika ka edhe Alban Krasniqi nga Vetëvendosje, që në këtë komunë është opozitë.

“Ka kërkesa të shumta të qytetarëve, familjeve në nevojë e të cilat tash në këtë fundvit do të kalojnë muajt e dimrit në kushte jashtëzakonisht të vështira”, thekson Krasniqi.

Por Artan Paçarizi, zëdhënës i Komunës së Malishevës, projekti nga i cili do të përfitojnë 40 familje me asistencë sociale nuk po mund të finalizohet, shkaku i mungesës së energjisë elektrike.

“Objekti është i ndërtuar, është i gatshëm dhe në momentin që KEDS-i vendos kyçjen me rrymë apo ndërtimin e një trafo për atë objekt, atëherë edhe do të futet në funksion”, ka sqaruar Paçarizi.

Por, kjo vështirë se do bëhet shpejt pasi sipas Viktor Buzhalës, që është zëdhënës i KEDS-it, ata lëshojnë vetëm një pëlqim elektroenergjetik, ndërsa sigurimi i trafos është obligim i palës kërkuese.

E ky projekt ka kosto prej 650 mijë eurosh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.