Abdullahu: Mustafa ka ambicie për postin e presidentit, po bëhen kalkulime të ndryshme nga LDK-ja NULL NULL 28.10.2020 00:15 28.10.2020 00:15 Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë që kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po pretendon që të pasojë Hashim Thaçin në postin e të parit të shtetit. “Ka apetite të shtuara për postin e presidentit. Ka ndeshje të interesave të ndryshme klanore, personale. Kam përshtypjen që Mustafa, ka ambicie që të bëhet kryetar i shtetit dhe që të zëvendësojë Thaçin. Po bëhen kalkulime të ndryshme edhe në LDK, e cila ka ofruar Mustafën që të jetë kandidat”. “Natyrisht që nuk po e tregojnë dhe nuk po e thonë në mënyrë të hapur, por është duke u punuar në këtë drejtim. Nëse shikohen veprimet që janë ndërmarrë, po ma merr mendja që Mustafa ka pretendime të mëdha për të qenë kryetar i shtetit”. Abdullahu në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se Mustafa sipas tij, e ka një plan të caktuar se çfarë do të bëjë. “LDK-ja nuk po e fsheh që po e do kandidatin e vet për kryetar shteti. Do të bëjë marrëveshje më kë të mundet. Ka një element të rëndësishëm në këtë aspekt, i cili është fakti që LDK dhe Mustafa po e paraqesin PDK-në, si forcë politike që është në opozitë, por e cila mezi po pret që të hyjë në pushtet”. Sipas Abdullahut, LDK-ja e ka një qëllim pse po dëshiron që ta paraqesë në këtë mënyrë PDK-në. “Për ta amortizuar kërkesën e AAK-së, që të bëhet president Haradinaj, për ta bërë këtë LDK po i thotë tërthorazi AAK-së, që ju mund të insistoni, ne s’ju përkrahim dhe nëse largoheni nga qeveria nuk prishet; ngase është dikush tjetër që mezi pret të vijë në pushtet dhe të marrë pushtetin”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025