Mbesin edhe 60 raste aktive me COVID-19 në Gjilan NULL NULL 07.10.2020 10:28 07.10.2020 10:28 A nurse prepares to inoculate volunteer Ilya Dubrovin, 36, with Russia's new coronavirus vaccine in a post-registration trials at a clinic in Moscow on September 10, 2020. - Russia announced last month that its vaccine, named "Sputnik V" after the Soviet-era satellite that was the first launched into space in 1957, had already received approval. The vaccine was developed by the Gamaleya research institute in Moscow in coordination with the Russian defence ministry. (Photo by Natalia KOLESNIKOVA / AFP) (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA/AFP via Getty Images) Komiteti komunal i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në takim u theksuar fakti se lajmi i mirë është që numri i rasteve aktive në Gjilan ka rënë në 60, njofton Klan Kosova Gjendja e përgjithshme e Gjilanit, si përket përballjes me pandeminë COVID-19 është kjo: 1048 raste pozitive në total, 943 të shëruar plotësisht, 45 të vdekur, 11 të hospitalizuar dhe 27 mostra në pritje. Në këto 209 ditë të përballjes me COVID-19, Gjilani ka mbajtur takime ditore për menaxhimin e kësaj situate, përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj personave të infektuar, familjet e tyre, por edhe janë mbështetur familjet me gjendje të rëndë sociale.