Armenia thotë se Turqia ia rrëzoi një aeroplan ushtarak NULL NULL 29.09.2020 16:39 29.09.2020 16:39 Armenia thotë se një aeroplan luftarak është rrëzuar nga Turqia dhe piloti u vra në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, siç raporton BBC. Ministria e jashtme armene tha se piloti i SU-25, prodhim sovjetik, vdiq pasi u godit nga F-16 turk në hapësirën ajrore armene. Turqia, e cila po mbështet Azerbajxhanin në konflikt, deri më tani nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje. Turqia me herët ka thënë se është e vendosur të ndihmojë Azerbajxhanin “të rifitojë territoret e saj të okupuara” në Nagorno-Karabak, njofton Klan Kosova. “Turqia do të angazhohet plotësisht për të ndihmuar Azerbajxhanin për të rifituar territoret e saj të okupuara dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj sipas ligjit ndërkombëtar,” tha Fahretin Altun, drejtori i komunikimit i presidencës turke. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Goditet organizata kriminale nga Elbasani, SPAK-u dhe homologët italianë sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri 23 minuta më parë
Kosova 7 vjet burg të akuzuarit që shkaktoi aksidentin ku vdiq mjeku dhe shoferi i autoambulancës në Gjakovë 28 minuta më parë