Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi nesër vazhdon seancën plenare

NULL NULL
27.09.2020 20:09

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën plenare të radhës, njofton Klan Kosova.

Ajo do të fillojë nga ora 12:00 dhe pritet të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e cila është Zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Të premten është mbajtur seanca e kaluar e Kuvendit, në të cilën për herë të dytë nuk është votuar projektligji për rimëkëmbje.

Kur u hodh në votim në sallë ishin vetëm 60 deputetë, njofton Klan Kosova.

Për këtë arsye, kryeparlamentarja Osmani kërkoi të procedohet me pika të tjera në rend të ditës.

“Sërish 60 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Kështu që po procedojmë me pika të tjera”, tha ajo.

Partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë, me PDK-në që ka thënë se nëse bëhet fjalë vetëm për ndihmën nga tërheqja nga Trusti, kjo mund të bëhet edhe përmes një amendamenti në Ligjin për Fondet Pensionale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.