Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salih Mustafa, i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale (VIDEO)

NULL NULL
24.09.2020 20:23

Salih Mustafa është ish ushtari i parë i UÇK-së, që  u arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale, e themeluar pesë vjet më parë.

Mëngjesin e së enjtes, Prokuroria e Specializuar dha kumtin e arrestimit të  tij, i cili u bë në bazë të urdhërarrestit, urdhrit për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Bazuar në informatat e dala nga  Zyra për Media e EULEX-it, Salih Mustafa u arrestua nga policët e misionit evropianë në Kosovë.

Kronikë nga Ardiana Thaçi-Mehmeti.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.