Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Rrahje te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, tre persona përfundojnë në Polici

NULL NULL
18.09.2020 23:15

Tre persona janë shoqëruar në Polici, pas një rrahjeje që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’.  Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor ‘Qendra’ tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.