Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjosa Osmani: Ishte profesionist i shkëlqyer, Sulejman Gashi jetoi me gazetarinë

NULL NULL
18.09.2020 14:15

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Sulemjan Gashi jetonte me gazetarinë, sepse ishte profesionist i shkëlqyer.

Në mbledhjen komemorative kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit tashmë të ndjerë, Sulejman Gashi, ajo tha se kishte fat që e takonte në Shtetet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.

”Ai e deshi jashtëzakonisht shumë këtë vend. E ëndërroi por edhe e projektoi. I mbeti ëndrra në gjysmë sikurse dhe e shumë kolegëve të tjerë të profesionit, që Kosovën që e lanë pas, ta bëjë bashkë ashtu siç deshi dhe ashtu sic ëndërronte”.

”Kisha fatin e mirë ta takoja çdoherë kur vija në SHBA. Edhe si studente, ishte afër çdoherë, por edhe si zyrtare publike – ishte çdoherë afër nesh, na udhëzonte”.

”Sot të gjithë së bashku po i themi lamtumirë njeriut që na mbajti të informuar për disa dekada nga këtu e nga SHBA, kjo si një thirrje për ndërgjegjësim shoqëror, që secili i angazhuar shoqëror të çmohet edhe në të gjallë”.

”Sulejmani jetoi me gazetarinë, por u bë lajm edhe vet. Për shkak se ishte profesionist i shkëlqyer dhe vet do të mbijetojë si i tillë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.