Mitrovica pret medalistin e bronztë pas kthimit nga Kampionatin Ballkanik U-21 NULL NULL 16.09.2020 13:54 16.09.2020 13:54 Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur sot në takim atletin, Alaudin Sumiqi, i cili së fundi fitoj medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U-20 në hedhjen e diskut, të mbajtur në Turqi. Mujka ka përgëzuar sportistin mitrovicas për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, duke e vlerësuar si një sukses të madh për sportin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova. Për Sumiqin ishte ky suksesi më i madh në karrierë. Atletit gjithashtu iu premtua mbështetje, duke e siguruar atë se komuna do t’i marr parasysh të gjitha kërkesat e tij.