Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Women Streetball AA Prishtina” më 15 shtator nën moton “Bota e saj, rregullat e saj”

NULL NULL
09.09.2020 18:54

Klubi i Basketbollit AA (Kerasan) Prishtina në konkurrencën e femrave më 15 shtator në Marigona Rezidencë do të organizojë turneun “Women Streetball AA Prishtina”.

Ky aktivitet është në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të muajit të rinisë, si dhe me Federatën e Basketbollit të Kosovës, me kampanjën e saj “Her World, Her Rules”.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë shumë vajza të reja, derisa organizatorët zotohen se do t’i respektojnë masat e COVID-19.

Turneu do të zhvillohet më 15 shtator nga ora 17:00 deri në ora 20:00 në fushën e hapur në Marigona Rezidencë.

lajme të ngjashme