Gjuriq: Serbia nuk do të tolerojë diktat në Washington NULL NULL 28.08.2020 11:00 28.08.2020 11:00 Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq deklaroi sot se delegacioni serb, i udhëhequr nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të veprojë me përgjegjësi në takimin në Washington dhe me dëshirën për të përmirësuar çështjet ekonomike midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij, Serbia nuk do të tolerojë diktat dhe zgjidhje të pafavorshme. Gjuriq theksoi mes tjerash se Beogradi do të fliste në bisedimet në Washington me vetëdijen për rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. Siç tha ai, në këto bisedime Beogradi do ta theksojë rëndësinë që administrata e presidentit amerikan Donald Trump të hapë mundësinë që raportet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen përmes dialogut. Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Washington është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 17 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day