Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Serbia nuk është në pozicionin të refuzojë bisedimet, shqiptarët po provokojnë

NULL NULL
14.08.2020 10:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington, të cilin sot e ka bërë të ditur emisari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

“Serbia nuk është në pozicion që të refuzojë këtë takim, apo ndonjë tjetër”, raporton B92, transmeton Klan Kosova.

“Në negociata marrin pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, u shpreh Vuçiq.

Nga këndvështrimi i amerikanëve, dy shtete të pavarura po marrin pjesë në negociata, thotë Vuçiq, dhe kjo është sipas tij, se si Brukseli na shikon neve.

Presidenti serb u shpreh dyshues nëse udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të jenë në Uashington vetëm për çështjet ekonomike.

Sipas tij, Prishtina është e interesuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo te bashkëpunimi ekonomik.

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.