Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk do të ketë VAR dhe stadiume të zbrazëta në FIFA 21

NULL NULL
05.08.2020 21:05

Kompania EA Sports ka marrë qindra pyetje në lidhje me ndryshimet që mund të vijnë në lansimin e FIFA 21.

Kjo kompani ka njoftuar të gjithë adhuruesit e lojërave elektronike, sidomos të atyre të futbollit se nuk planifikohet përfshirja e rregullës së re të njohur si VAR që po aplikohet në sqarimin e shumë paqartësive si tek golat por edhe tek situatat e paqarta tek penalltitë.

Po ashtu në FIFA 21, nuk do të ketë zbrazje të stadiumeve.

Ndërkaq, shumë tifozë të FIFA-s kanë rënë dakord që futja e gjyqtarit të asistuar nga video (VAR) do të ishte një e mirë, pasi do të shtonte një dinamikë të re në lojë.

Stadiumet e zbrazëta gjithashtu mund të ishin një shtesë interesante e lojës, pasi e bën lojë të jetë më e ndjeshme më e gjallë, shkruan goal.com përcjell Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.