9-vjeçarja mbrëmë u kafshua nga qentë endacakë, reagon Shpend Ahmeti NULL NULL 28.07.2020 12:02 28.07.2020 12:02 Mbrëmë një vajzë 9-vjeçare është sulmuar nga qentë endacakë në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, duke i shkaktuar plagë serioze. Për këtë rast ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Ahmeti tha se komuna që ai drejton ka shpenzuar më së shumti në trajtimin dhe se ka respektuar me përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Ai e ka kritikuar qeverinë e Kosovës që ndonëse ka kaluar këtë ligj ende nuk i ka ndarë 1.3 milionët e premtuara. Shkrimi i plotë: Ka më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror per qentë endacak. Në mes tjerash kam kërkuar strategji nacionale për këtë çeshtje. Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë. Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje? Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim. E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë. Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv. Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në Prishtinë edhe vetëm nga Prishtina. Kësaj radhe është kafshim e lëndim, po herën tjetër? Mandej kalojmë në esktremin tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 2 orë më parë