Zhduken tre fëmijë nga fshati Bardhosh NULL NULL 21.07.2020 20:24 21.07.2020 20:24 Tre fëmijë nga fshati Bardhosh i Prishtinës janë zhdukur sot. Një vëlla dhe dy motra, të moshave 13,11 dhe 10 vjeç kanë dalë sot nga shtëpia në orën 07:00 të mëngjesit, duke iu thënë prindërve se do të shkojnë në kamping. Sipas burimeve të Klan Kosovës babai i tyre e ka paraqitur rastin në polici. Mirëpo, nga organet e rendit bëhet e ditur akoma nuk kanë detaje lidhur me rastin. Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për Abdullah Ibrahimin, Asja Ibrahimin dhe Merjem Ibrahimin.