Dumoshi: Vdekja e parashutistit Fatos Gërxhaliu do të lë boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e Aeronautikës NULL NULL 20.07.2020 15:39 20.07.2020 15:39 Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe Federatës së Aeronautikës me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu. Dumoshi tha se vdekja e Gërxhaliut do të lë boshllëk të madh në familje dhe komunitetin e Aeronautikës. Telegrami i plotë: E nderuara familja Gërxhaliu, Të nderuar përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës, Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve. Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës. Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën. Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë. Ndërron jetë një 27 vjeçar pas përplasjes me paragllajd