Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Syla i OBSH-së: Koronavirusi në Kosovë po përhapet edhe nga neglizhenca

NULL NULL
15.07.2020 09:20

Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, tha se koronavirusi në Kosovë po përhapet edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar i qytetarëve.

Ai thotë se gabimet më të shpeshta që po i bëjnë njerëzit është mosmbajtja e maskave kur janë me kolegë, miq dhe familjarë, njofton Klan Kosova.

Syla tha se secili është potencialisht i infektuar, prandaj maska duhet mbahet vazhdimisht dhe jo vetëm sa për dekor.

Statusi i plotë:

Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar;

Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë
Ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë
Ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.

Mos bëni gabime të tilla. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën.
Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.