Moti për sot dhe nesër NULL NULL 15.07.2020 08:13 15.07.2020 08:13 IHMK-ja njofton se situata meteorologjike do të mbetet stabile edhe gjatë ditës së sotme. Vranësira të pakta parashihen kryesisht për gjatë relievit malor, por edhe në lartësitë mesatare parashihen vranësira të shpërndara. Të enjten parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshojë, e pasuar me kushte për reshje shiu. Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu në një veturë në qendër të Prishtinës 23 minuta më parë