Haradinaj: Nuk dua ta shoh Thaçin duke dhënë dorëheqje për shkak të aktakuzës NULL NULL 14.07.2020 21:52 14.07.2020 21:52 Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk do të donte që për shkak të aktakuzës, Hashim Thaçi të jepte dorëheqje nga posti i Presidentit. Ai ka thënë që ky rast të cilin Prokuroria Speciale e bëri publik, ka shumë pikëpyetje dhe është i çuditshëm, njofton Klan Kosova. ”Në rast se ne ndodhemi para një akti të tillë nuk dua ta shoh Hashim Thaçin duke dhënë dorëheqje për shkak të kësaj”. ”Ndonëse kjo nuk është aktakuzë derisa nuk është konfirmuar”. ”Ky rast ka shumë pikëpyetje, në intervistë në procedim. Është rasti i parë në histori, që pasi depozitohet bëhet publik”. Haradinaj vlerëson në Rubikon me Adriatik Kelmendin se nuk pret zgjedhje të reja, ndërsa presidenti pritet të zgjidhet në marsin e 2021-ës, njofton Klan Kosova. ”Nuk do të ketë zgjedhje të reja, presidenti i ri do të zgjidhet në marsin e vitit 2021”. ”Nëse ndodhë aktakuza, do të jetë një mesazh shumë i keq për vendin. Do të jetë goditje e dyfishtë edhe për Thaçin edhe për Kosovën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.