Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO) NULL NULL 11.07.2020 20:28 11.07.2020 20:28 Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe të listës së komunave për më së shumti vdekje nga Covid-19 në vend, me gjithsej 17 të tilla. Përgjegjësit lokal të shëndetësisë, thonë se shkak për këtë, sipas të gjitha gjasave është mosha e shtyer e shumicës prej të ndjerëve. Por se vdiqën vetëm nga shëndeti i ligë nuk e thotë edhe dikush nga opozita e kësaj komune. Kryetar i degës së PDK-së, thotë se në këtë çështje ndikoi fshehja e rasteve pozitive qysh në fillim të pandemisë. Kronikë e gazetares Qendresa Sinani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.