Gjermania i dorëzon Kosovës teste për Covid-19 NULL NULL 10.07.2020 08:47 10.07.2020 08:47 Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë sot pritet t’i dhurojë Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të Covid-19, transmeton Klan Kosova. Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19. Ceremonia e dorëzimit të testeve mbahet sot (e premte), 10 korrik 2020, duke filluar nga ora 10:30 në IKSHPK-Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.