Nis ora policore në kryeqytet, por sa po respektohet? (VIDEO) NULL NULL 06.07.2020 23:33 06.07.2020 23:33 Si pjesë e masave të reja anti-Covid-19, sonte nga ora 21:00 në Prishtinë ka nisur zbatimi i orës policore. Por, sa po respektohet kjo masë në kryeqytetin kosovar që prin me numrin e të infektuarve? Ekipi i Klan Kosovës nga sheshi “Zahir Pajaziti” ka raportuar që shumica dërmuese e qytetarëve po respektojnë masat e reja, por megjithatë ka lëvizje të qytetarëve edhe në këtë orë kur një gjë e tillë është e ndaluar. Në ndërkohë, në pamjet e Klan Kosovës shihet se ka lëvizje të veturave derisa ajo që bie më shumë në sy është se disa taksi kanë vazhduar të qëndrojnë në vendet e tyre të zakonshme – edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. Ekipi jonë gjatë kohës sa po qëndron në kryeqytet për të parë nga afër se sa po zbatohen masat e reja anti-Covid-19 ka raportuar edhe për shtim të policëve që po e mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.