E infektuara me Covid-19 ikën nga Spitali i Gjakovës, policia e rikthen NULL NULL 02.07.2020 14:41 02.07.2020 14:41 DCF 1.0 Një grua e infektuar me Covid-19 ka ikur për afro një orë nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Por, intervenimi i policisë së Kosovës ka qenë i menjëhershëm duke arritur ta rikthejnë. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Hilmi Shala. “Po, ka arritur të ikë por ka qenë shkurt. Policia ka arritur pas një ore për ta rikthyer. Personi në fjalë ka qenë e infektuar me Covid-19, por nuk është në gjendje të rëndë. Asaj i është rekomanduar të rrijë edhe sot në spital. Ajo e ka pasur veturën në paking të spitalit dhe prej aty ka shkuar në shtëpi”. Shala shtoi se pacientja e ka shfrytëzuar rastin prej vizitës së mëngjesit dhe ka ikur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 15 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 19 orë më parë