Duka mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit NULL NULL 02.07.2020 11:23 02.07.2020 11:23 Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka shprehur sot urimet më të sinqerta për gazetarët shqiptarë me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit. Në përshëndetjen e tij, presidenti Duka thekson se futbolli është loja jonë e përbashkët dhe duhet mbështetur nga të gjithë. Ndër të tjera kreu i qeverisë së futbollit shqiptar inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të japin kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e futbollit shqiptar. Mesazhi i plotë i Presidentit Armand Duka: Të dashur miq të medias! Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik! Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë. Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit. Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme. Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë dhe uroj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i mirë! View this post on Instagram Presidenti Duka, mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur sot urimet më të sinqerta për gazetarët shqiptarë me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit. Në përshëndetjen e tij, Presidenti Duka thekson se futbolli është loja jonë e përbashkët dhe duhet mbështetur nga të gjithë. Ndër të tjera kreu i qeverisë së futbollit shqiptar inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të japin kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e futbollit shqiptar. Mesazhi i plotë i Presidentit Duka “Të dashur miq të medias! Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik! Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë. Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit. Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme. Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë dhe uroj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i mirë!” A post shared by FSHF (@fshforg) on Jul 2, 2020 at 1:19am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.