Këshilltari i presidentit: Historia e Kosovës është e lidhur me emrin e Hashim Thaçit NULL NULL 24.06.2020 23:22 24.06.2020 23:22 Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, shefin e tij e quajti kryeministrin më të suksesshëm të Kosovës dhe tha se historia e Kosovës është e lidhur direkt me emrin e tij. Ai po thotë se Thaçi sikurse më parë as sot nuk ka humbur me ngritjen e propozim-aktakuzës, njofton Klan Kosova. “Historia e Kosovës është direkt e lidhur me emrin e Hashim Thaçit. Lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lider që shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri më i suksesshëm i shtetit tonë të ri. Organizimeve për rezistencë paqësore i ishte bashkuar sapo kishte arritur moshën madhore dhe shumë pak vite më pas u kishte prirë edhe organizimeve për rezistencë të armatosur. Në luftë dhe paqe asnjëherë nuk reshti së luftuari. Edhe sot ishte nisur për ta mbyllur një kapitull lufte, por padrejtësisht u pengua nga ata që janë të thirrur të vendosin drejtësi”. “Është sulmuar politikisht me dekada. Shpeshherë edhe nga ata që as moshë nuk kanë sa ai ka kontribut kombëtar. Por, asnjëherë nuk e njohu humbjen. As sot nuk ka humbur. Kjo është vetëm një pengesë e qëllimshme për t’ia penguar drejtimin, por gjithsesi vetëm përkohësisht!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 14 orë më parë