Krijon këngë të rreme të Nirvanës përmes inteligjencës artificiale NULL NULL 18.06.2020 15:34 18.06.2020 15:34 YouTuber-i, Funk Turkey, ka krijuar një këngë të rreme të Nirvanës, të quajtur “Smoother”. Ai ka përdorur metodologjinë e njëjtë me të cilën kishte krijuar këngë “të reja” nga AC/DC, Metallica dhe Nickelback. Artisti i YouTube ka shpjeguar që një gjë të tillë e ka bërë përmes “lyrics.rip” në mënyrë që të marrë të dhëna nga databaza e kompanisë digjitale “Genius Lyrics”, dhe më pas ka shkruar tekstin në stil të Nirvanës përmes sistemit matematikor “Markov Chain”. Ai më pas e ka performuar, miksuar dhe masterizuar këngën në “kuzhinën e tij” me pajisjet më të thjeshta që i ka pasur në dispozicion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Michael Madsen – aktori i filmave “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” 15 orë më parë