U martua me përdhunuesin e shoqes së ngushtë NULL NULL 17.09.2015 14:35 17.09.2015 14:35 Një shoqëruese e nuses, ka treguar se ajo është përdhunuar nga njeriu që dëshironte të martohej me shoqen e saj të ngushtë. Kapiteni i ushtrisë Daniel Howar, është dënuar me shtatë vjet burgim pasi që përdhunoi shoqen e gruas së tij. Por nusja e Howar, April ka vendosur që të qëndrojë pas tij duke mos i qëndruar pranë shoqes së saj të ngushtë. Howard e ka dhunuar viktimën e tij kur ajo ishte mysafire në shtëpinë e të fejuarës (tani gruas) së tij. Në kohën kur ndodhi dhunimi gruaja e tij po flinte në dhomën ngjitur. Viktima 26 vjeçare që nuk ka dëshiruar të identifikohet, i tregoi shoqes së saj se çfarë kishte ndodhur sepse nuk mund të shtirej kinse çdo që është në rregull. “Dëshiroja që ta mbroja April”. “Nuk mund të shkoja në kishë për dasmën e saj duke e ditur se çfarë ka ndodhur dhe duke u frikësuar tërë jetën se mund të ndodh prapë”, u shpreh ajo. Pas kësaj ndodhie ajo shkoi të jetojë pranë familjes së saj sepse u diagnostifikua me stres post-traumatik. “Kjo tashmë është pjesë e jetës time dhe jam mësuar që të jetojë me të”. “Por nuk mendojë që do të mund të shërohem plotësisht”, është shprehur viktima në seancën gjyqësore. Edhe pse Howar është shpallë fajtor, gruaja e tij nuk i ka dëgjuar këshillat që ta shtyej martesën deri sa të jipet vendimi. April i besoi burrit të saj, dhe u martuan para tre javësh edhe pse lënda ishte e hapur në gjyq dhe viktima ishte shoqja e saj e ngushtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 24 orë më parë