Reshitaj: MSh-ja favorizoi kompani të caktuara, kërkon nga prokuroria të nisin hetimet NULL NULL 27.05.2020 13:20 27.05.2020 13:20 Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se si Komision, por edhe si grup parlamentar i AAK-së, kanë ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë dyshimet për keqpërdorime të tenderëve në kohë pandemie nga Ministria e Shëndetësisë. Reshitaj ka thënë se këtë po e bëjnë pasi që kanë përgjegjësi ligjore dhe morale, sidomos ndaj qytetarëve të vendit të cilët e kanë humbur besimin tek institucionet e drejtësisë. “Është shumë e rëndësishme që organet e drejtësisë të merren me këtë çështje sa i përket dyshimeve për keqpërdorime të tenderëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe besojmë që institucionet e drejtësisë do të nxjerrin në pah të vërtetën e kësaj situate. Sepse ne kemi përgjegjësi edhe ligjore edhe morale sidomos ndaj qytetarëve të vendit që të kthejmë besimin dhe shpresën tek institucionet e vendit punojnë kur ndodhin keqpërdorime dhe japin llogari ata që bëjnë gabime të tilla, e sidomos në një periudhë kaq të ndjeshme siç është pandemia Covid-19”, tha ajo. Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, është e bindur se MSh-ja shfrytëzoi kohën e pandemisë për të favorizuar kompani të caktuara dhe për këtë tha se kërkojnë nga prokurori të zbardh pretendimet për keqpërdorime në këtë dikaster. “Ne si grup parlamentar i AAK-së kemi ftuar Prokurorinë që të nisë hetimet për dyshimet për keqpërdorime masive dhe shkeljeve të procedurave të prokurimit në favorizim të firmave dhe kompanive. Jemi të interesuar që e vërteta të dalë në shesh sa më shpejtë që është e mundur andaj edhe si komision por edhe si grup parlamentar jemi që prokuroria dhe organet e drejtësisë të merren sa më shpejtë me këtë çështje”, tha ajo./kp *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë