Brian May zbulon se kishte pësuar sulm në zemër NULL NULL 25.05.2020 11:35 25.05.2020 11:35 Kitaristi i bendit legjendar, Queen, Brian May, ka zbuluar se ishte dërguar në spital pasi kishte pësuar sulm në zemër. Në një video në Instagram, May ka zbuluar se pas një lëndimi që e kishte pësuar në kopshtin e tij, ai ishte dërguar në spital dhe më pas ishte kuptuar se situate ishte më serioze. Pasi kishte lënduar një muskul të ijeve, May vazhdonte të ndihej shumë keq për një javë të tërë, deri kur zbuloi se ndihej ashtu shkaku i një sulmi të padiagnostifikaur në zemër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.