Haradinaj e komenton kërcënimin ndaj Kurtit: Axhamillëk i tij, m’u duk gjë qesharake NULL NULL 22.05.2020 21:31 22.05.2020 21:31 Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu) Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar kërcënimin që Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se I është bërë nga “Garda Vullnetare Shqiptare”. Sipas tij kjo është sjellje “axhamillëk” nga ana e Kurtit, transmeton Klan Kosova. “Është një axhamillëk i Kurtit me dal me postim për këtë. Ka pas raste kur m’u ka shtuar siguria, sepse më është bërë ndonjë kërcënim, ekziston një rrezik. Kryeministri që e mbron krejt vendin, nuk duhet të veprojë kështu”, tha Haradinaj për Reporterin. Haradinaj theksoi se sjellja e Kurtit iu duk qesharake. Ai tha se kryeministri mbron popullin dhe nuk duhet të bëhet viktimë”, është shprehur Haradinaj, thuhet në kumtesë. “M’u duk qesharake kjo gjë. Kryeministri duhet me ruajtur integritetin e institucionit. Nuk duhet të dal kryeministri me postime të tilla, e pastaj ta ndërlidhë me Gjykatën Kushtetuese. Në kohën e internetit këto gjëra janë bë të lehta. T’u nejt mas koftorit lehtë është me luftu, thoshim ne në luftë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.