Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Infeksionet në Moskë “tri herë më të larta” sesa u raportuan

NULL NULL
07.05.2020 13:35

Kryeqyteti rus Moska ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të vendit. Shifrat zyrtare raportojnë 92.676 raste të konfirmuara në qytet, nga 177.160 infeksione të regjistruara në Rusi.

Por kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se numri i rasteve është shumë më i lartë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Sobyanin tha që në të vërtetë kishte rreth 300,000 vetëm në qytet.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se Rusia është e pesta në botë me numrin e infeksioneve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit numrat e rasteve u rritën me 11,231 – ditën e pestë radhazi kjo shifër ka qenë mbi 10,000, transmeton Klan Kosova.

Numri i vdekjeve të raportuara është 1.625 – shumë më i ulët se në shumë vende të tjera, përfshirë ato me shifra më të vogla të konfirmuara, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme