Pejë: 42 testimet për Covid-19 dalin negative NULL NULL 29.04.2020 21:20 29.04.2020 21:20 Një lajm i mirë vjen nga qyteti i Pejës. Nga 42 testime për koronavirust, të gjitha kanë rezultuar negative. Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë. Njoftimi i plotë: Mirëmbrëma për të gjithë ju bashkëqytetar të komunës së Pejës Dje dhe sot ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 42 testime për Covid-19 në qytetin e Pejës. Në njoftimin publik të Intstitutit Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative. Peja po fillon të shkoj drejt qetësimit sa i përket përhapjes së virusit në fjalë.