Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Slloveni protestohet kundër karantinës dhe qeverisë

NULL NULL
28.04.2020 08:49

Të hënën është protestuar në Slloveni kundër qeverisë dhe shtrirjes së karantinës për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Siç raporton agjencia e lajmeve STA, protesta ka pasur në Ljubljanë, Maribor dhe disa qytete të tjera më të vogla.

Protestat u organizuan nga një grup në Facebook i quajtur Rezistenca ndaj Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, e cila bën thirrje për normalizimin e vendit dhe dorëheqjen e kryeministrit Janez Jansha, transmeton Klan Kosova.

Protestat u zhvilluan pa incidente, me policinë vetëm duke paralajmëruar pjesëmarrësit për të mbajtur distancë të sigurt mes vete.

Protestat e djeshme janë më të fundit në një seri protestash kundër punës së qeverisë që nga momenti i prezantimit të masave karantinë.

 

 

lajme të ngjashme