Gruevski kërkon koalicion të gjerë, Zaevi e refuzon NULL NULL 13.05.2015 14:03 13.05.2015 14:03 Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski me ndërmjetësimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë ka iniciuar formimin e një qeverie të koalicionit të gjerë, në krye të së cilës do të ishte ai. Idea e tij ka qenë që ministrat e dorëhequr, të zëvendësohen me ministra nga Lidhja Socialdemokrate dhe parti të tjera, sipas shembullit të qeverisë së vitit 2001, lajmëroi portali “Plusinfo”, duke iu referuar burimeve diplomatike në Shkup. Sipas mediumit të njëjtë, diplomatë të huaj e kanë protezhuar idenë edhe te LSDM-ja, prej nga kanë marrë përgjigje kategorike se nuk tërhiqen nga kërkesa që Gruevski të japë dorëheqje, e pastaj të formohet qeveri teknike ose kalimtare, që në periudhë prej gjashtë muajve do të organizojë zgjedhje demokratike. Një emisar i partisë në pushtet, ish-diplomat mbrëmë u është afruar diplomatëve me ndikim perëndimorë dhe idenë e ka prezantuar si “qeveri të unitetit kombëtar”. “Nikolla Gruevski e përçau Maqedoninë dhe ai s’ka kredibilitet moral dhe politik për të bashkuar këdo qoftë. Për të është më mirë të mendojë për kushtet për tërheqjen e tij nga Qeveria”, ka thënë burim nga LSDM. Lideri i opozitës Zoran Zaev mbrëmë, pas dorëheqjes së dy ministrave dhe shefit të kundërzbulimit, deklaroi se “ky është vetëm një hap drejt fundit të Gruevskit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal 7 minuta më parë